Opsioni qytetar për Maqedoninë (OQM) e dënon ashpër sjelljen vandale të të ashtuquajturve “revolucionar laraman”, në të cilin rolin kryesor e luan udhëheqja dhe simpatizuesit e LSDM, a deklaruar për mediat kryetari i OQM, Stevço Jakimovski nga selia e partisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
„Në botë ekzistojnë vetëm dy grupe politike-ushtarake të cilët shkatërrojnë t të kulturës: këto janë pjesëtarët e ISIL të cilët shkatërrojnë qytete të lashta asiriane në Siri dhe Irak, dhe ato të LSDM. Në mungesë të kreativitetit dhe ideve, por me ndjenjë të fortë të pafuqisë për ta fituar pushtetin në mënyrë legjitime, LSDM kapet për sjelljes shkatërruese: përdhosje të monumenteve dhe të institucioneve publike” ka thënë mes tjerash Jakimovski.
OQM e fton LSDM për maturi dhe ti kontrollojë emocionet e saj, sepse luhatja me armë dhe dhunë në kushte kur bën vlerësim negativ të kapaciteteve personale, do të jetë shkatërrimtare para së gjithash për LSDM, për njerëzit e ndershëm të cilët u kanë bashkangjitur, por edhe për Republikën e Maqedonisë“, ka përfunduar lideri i OQM, Stevçe Jakimovski./Telegrafi/