Site icon Telegrafi

Jakimovski thotë se asnjë denarë nuk e ka harxhuar jashtëligjshëm (Video)

Ish-kryetari i komunës Karposh, Stevçe Jakimovski i është kundërpërgjigjur kryetarit të tanishëm Stefan Bogove, për akuzat e borxheve të kësaj komune, gjoja të trashëguara nga Jakimovski.

Sipas tij, akuzat e Bogoevit janë aluzione, dhe se nuk është e vërtetë që nuk është raportuar për atë që është harxhuar në sponsorizime.

Jakimovski thotë se asnjë denarë nuk është përdorur, apo harxhuar jashtë aspekteve ligjore.

Lexo po ashtu Komuna Karposh ka miliona euro borxhe

Në lidhje me kredinë prej 2.6 milionë euro, Jakimovski tha se është harxhuar në infrastrukturë, kanalizime fekale dhe aspekte tjera në komunë. /Telegrafi/

Exit mobile version