Site icon Telegrafi

Jakimovski: PSP-ja të shpallet si antikushtetuese

Kryetari i OQM-së, Stevçe Jakimovski kërkon nga Gjykata Kushtetuese që të shpallë si antikushtetuese Prokurorinë Speciale Publike (PSP), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Alsat-M citon Jakimovskin të ketë thënë: „mendoj se Gjykata Kushtetuese nuk duhet të bëjë politika, por duhet të merr vendim të tillë siç e kërkon Kushtetuta, i cili është se Prokuroria speciale është në kundërshtim me Kushtetutën dhe në kundërshtim me Ligjin për gjykata. Politika duhet t’i lihet politikanëve dhe juristëve ta lexojnë ligjin dhe Kushtetutën dhe të sillen në përputhje me Ligjin dhe Kushtetutën”.

Ndryshe, diskutimi për PSP-në në Kushtetuese nuk ka ndodhur ende, edhepse opozita dhe ”Revolucioni Laraman” me ngulm kanë kërkuar që PSP-ja të vihet në rend dite të kësaj gjykate./Telegrafi/

Exit mobile version