Site icon Telegrafi

Jakimovski nuk e ka në plan të zbatojë vendimin e Qeverisë për punën në dy ndërrime në kopshte (Video)

Kryekomunari i Karposhit, Stevço Jakimovski, dje publikisht është kundër vendimit për dy ndërrime dhe se ai nuk planifikon të fut në praktikë këtë vendim nëpër kopshte të fëmijëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk jemi kundër një gjëje të tillë, çerdhet nuk janë gati për të futur një ndërrim të dytë. Më lejoni t’i them ministrit që të mos i kërcënojë drejtorët”, tha Stevço Jakimovski, kryetar Karposhit.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, rikujton se vendimi duhet të respektohet dhe kopshtet duhet të fillojnë të punojnë në dy ndërrime, por çdo të shtune në fillim të muajit.

Sipas vendimi të Qeverisë, kopshtet për fëmijë prej sot, nga ora 06:00 deri 21:30 duhet të fillojnë punën. /Telegrafi/

Exit mobile version