Kryetari i GROM-it dhe njëkohësisht edhe kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, deklaroi se nëse LSDM-ja e formon Qeverinë nuk do të respektohet vullneti i shumicës dhe do të shkaktohen probleme serioze, njofton Telegrafi Maqedoni.]
“Nëse LSDM-ja e formon Qeverinë, kjo do të thotë se nuk do të respektohet vullneti i qytetarëve. Mendoj se do të kemi probleme seioze. Në Maqedoni nuk do të zgjidhet kriza, por përkundrazi do të thellohet edhe më tej, sidomos nëse kemi parasysh se lideri i LSDM-së është i dyshuar për disa skandale korruptive dhe me të vërtetë do të jetë turp nëse largojmë një qeveri dhe sjellim një tjetër që ka hetime serioze nga gjykatat”, deklaroi Jakimovski.
Ai gjatë kësaj interviste ka folur edhe për ndotjen e arjit në Komunën e Karposhit. Ndërsa i pyetur se çfarë ka ndërmarrë, ai tha se ndotja e ajrit nuk është problem vetëm në Karposh, por prej në Bjeshkët e Sharrit deri në vendet tjera./Telegrafi/