Site icon Telegrafi

Jakimovski: Më në fund u shpërfytyrua qëllimi i Zaevit

Ai tha se partia e tij është e gatshme për zgjedhjet e 5 qershorit dhe e përkrah Vendimin për shpërbërjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Edhe pse nuk kishim mirëkuptim për lëshimet që bëheshin në favor të LSDM, konsiderojmë se është mirë që u toleruan, meqenëse më në fund u shpërfytyrua qëllimi i Zoran Zaevit që nën asnjë kusht të mos shkojnë në zgjedhje, deklaroi kryetari i OQM, Stevço Jakimovski, transmeton Telegraf Maqedoni.

“Nëse Zaev dhe LSDM do të marrin pjesë në zgjedhje do ti humbin ato, ndërsa pastaj do të pasojë ndërrimi i udhëqesësisë së partisë dhe shteti do të vazhdojë të funksionojë në mënyrë normale. Më pastaj, nuk do të ketë asnjë arsye të bëj kërkesa deri te pushteti e as te bashkësia ndërkombëtare, dhe praktikisht nuk ka asnjë bazë reale ta shqetësojë opinionin publik në Maqedoni, theksoi Jakimovski./Telegrafi/

Exit mobile version