Site icon Telegrafi

Jakimovski kundër shqiptarëve: Turp që shqiptarët dëshirojnë ndryshimin e emrit të Maqedonisë (Video)

Stevçe Jakimovski, kryetar i Opcionit Qytetar për Maqedoni (OQM) është shprehur kundër shqiptarëve për sa i përket çështjes së emrit të Maqedonisë.

Sipas tij, është e turpshme që shqiptarët të tregtojnë me çështjen e emrit, pasi që ata nuk ishin të gatshëm të ndryshojnë milimetra nga shqipionja, as majtas e as djathat, as lartë apo poshtë në flamur që të dallohet nga flamuri i Shqipërisë.

Jakimovski shprehet se shqiptarët sugjerojnë ndërrimin e emrit dhe sipas tij, është jokorekte, e papranueshme, jonjerëzore. Këto deklarime, Jakimovski i bëri në emisionit ”Studio e Hapur” në Tv Nova./Telegrafi/

Exit mobile version