Telegrafi

Jakimovski: Etiketa për ndërtimin në lagjen Taftalixhe është dhënë nga LSDM-ja

Stevçe Jakimovski, kryetar i komunës Karposh të Bashkisë së Shkupit, u është përgjigjur banorëve të lagjes Taftalixhe, të cilët disa herë me radhë kanë penguar fillimin e punimeve të një ndërtese në parkun e lagjes, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Jakimovskit, etiketa për ndërtimin e një objekti në këtë lagje është dhënë në kohën kur me këtë komunë ka udhëhequr partia opozitare, LSDM, duke i dhënë kështu kahje politike këmbënguljes së qytetarëve të kësaj lagje, për të kundërshtuar ndërtimin e objektit në gjelbërimin e vetëm në këtë lagje.

Lexo po ashtu Referendum për parkun në lagjen Taftalixhe të Shkupit

Ndryshe, banorët e kësaj lagje, disa herë me radhë kanë arritur që të pengojnë nisjen e punimeve, duke paralajmëruar edhe kërkesë për referendum për këtë çështje./Telegrafi/