Site icon Telegrafi

Jakimovski: Djegia e drunjve është harxhim i kotë mirëpo tradita është traditë

Stevço Jakimovski ka kritikuar kishën ortodokse të Maqedonisë për dhezjen e zjarrit dhe harxhimin e druve dhe parave në mënyrë të pakontrolluar, me rastin e ditës së festës së Krishtlindjeve. Ai tha se disa herë ka biseduar me përfaqësuesit e kishës ortodokse dhe ju ka thënë se dhezja e zjarrit është porosi pagane, mirëpo nuk ka hasur në mirëkuptim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sasia e drunjve që e kemi e ndajmë me komunitetet lokale dhe ata vendosin se nëse do të bashkangjiten në dhezjen e zjarrit, apo do të bashkangjiten në apelin tonë”, deklaroi Jakimovski.

Kisha ortodokse e Maqedonisë apeloi që mbrëmë dhe sonte të mos dhizen zjarre, mirëpo drunjtë e mbledhur të dhurohen për familjet e rrezikuara sociale në vend./Telegrafi/

Exit mobile version