Telegrafi

Jakimovski deklarohet në lidhje me aksionin e policisë në Komunën e Karposhit

Kryetari në largim i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, në konferencë për shtyp në lidhje me aksionin e policisë në komunë, tha se nuk bëhet fjalë për largim të dokumenteve, por kolegët e tij i kanë ndarë dokumentet e tij personale, nga ato të komunës.

“Disa kolegë të mi janë njoftuar se pranim-dorëzimi i funksionit do të bëhet sot në orën 13 dhe për këtë arsye ata kanë filluar të mbledhin gjërat e mia prej në kabinet, duke përfshirë mirënjohjet, fotografitë. Unë në kabinet kam gjëra personale, pasi atje jam për 8 vite e gjysmë”, tha Jakimovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se në komunë ka pasur pjesëtarë të ekipit Alfa, të cilët kanë ndaluar hyrjen në ndërtesën e komunës.

Jakimovski deklaroi se bëhet fjalë për një tjetër “flakë” të LSDM-së, për të cilën siç tha, nuk e njohin funksionimin e pushteti lokal.

Jakimovski gjithashti tha se gjitha dokumentet me rëndësi për qeverisjen lokale ndodhen në arkiv, ndërsa Komuna e Karposhit ka edhe arkiv elektronik./Telegrafi/

Lexo po ashtu Policia kryen kontrolle në Komunën e Karposhit