Site icon Telegrafi

Jakimovski akuzon Spasovskin për lidhje me “terroristë”!

Lideri i OQM, Stevço Jakimovski, në konferencën e sotme për shtyp e ka akuzuar ish ministrin teknik të brendshëm, Oliver Spasovskin lidhur me helikopterët të cilët kanë fluturuar mbi territorin e Shkupit, Kumanovë dhe kufirit me Greqinë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Një grup i përbërë prej “40 terroristësh” është futur në Maqedoni më 26 mars të këtij viti, me qëllim që të hakmerret për “Lagjen e Trimave”, ti lirojë personat e arrestuar dhe të kidnapojë qytetarë të njohur” ka thënë mes tjerash kryetari i komunës Karposh, Stevço Jakimovski, i cili është edhe kryetar i partisë OQM.

Jakimovski hedh dyshimin se bëhet fjalë për 40 persona të rrezikshëm të cilët madje kanë qenë pjesëmarrës edhe në incidentin e armatosur në “lagjen e trimave në Kumanovë” më 9 maj të vitit të kaluar.

Ai e ka pyetur publikisht Spasovskin, që ti tregon emrat e këtyre “kriminelëve” të cilët planifikojnë sulme në territorin e Maqedonisë.

“Informatat e tona thonë që edhe 40 persona tjerë të armatosur kanë marr pjesë në konfliktin e armatosur në Lagjen e Trimave. Informatat për këto persona posedon Oliver Spasovski, i cili shumë mirë i din me emër dhe mbiemër këta persona. Këta persona paraqesin rrezik shumë të lartë për Maqedoninë, dhe mund ta destabilizojnë vendin tonë. Pyesim publikisht Spasovskin që ti tregon emrat e këtyre 40 personave ” – ka deklaruar Stevçe Jakomovski./Telegrafi/

Exit mobile version