Ish Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski thotë se punë për të cilët i kanë kryer shërbimet komunale nuk kanë asnjë lidhje me të.
“Këto punë nuk kanë lidhje me mua si Kryetar, sepse bëhet fjalë për shërbimet komunale. Unë nuk marr garanci bankare. Nënshkruaj vendime për furnizime publike, vendime për përzgjedhjen e ofruesit më të mirë, dhe më pastaj merret garanci bankare dhe e gjithë këtë po e punojnë shërbimet komunale. Duket qartë se Qeverisë i duhen viktima”, deklaroi Jakimovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë pasdite, në të dy shtëpitë e ish Kryetarit të Komunës së Karposhit, nga ana e policisë financiare është kryer kontroll.
Po hetohen keqpërdorimet për tri furnizime publike, dy janë në vitin 2012 për barakat komunale, dhe e fundit është për sheshin në Zhdanec.
Gjatë kohës së kontrollit, i pranishëm ka qenë edhe avokati i Jakimovskit, Viktor Cvetovski./Telegrafi/