Telegrafi

Jakimovska: Zhernovski i fsheh problemet reale të Komunës Qendër

Marija Jakimovska nga OBRM-PDUKM sot vlerësoi se kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, nuk ka realizuar projekte në interes të qytetarëve, ka harxhuar para të komunës dhe i ka fshehur problemet reale të komunës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përderisa qytetarët kanë probleme serioze si mungesa e vendeve në kopshte, rrugë të paasfaltuara në shekullin 21, probleme me pastrimin e borës, mungesë të parkingjeve dhe shumë punë tjera, Zhernovski po merret me punë që nuk janë në interes të qytetarëve”, deklaroi Jakimovska.

Paratë e harxhuara nga Zhernovski, sipas Jakimovskës kanë mundur të investohen në ndërtimin e gjashtë kopshteve, shkollave të reja moderne, gazifikimin e gjithë shkollave në Komunën Qendër dhe zgjidhjen e problemit të parkingut./Telegrafi/