OBRM-PDUKM akuzon se gjyqi punon nën presion të jashtëm dhe pikërisht për këtë, u është marrë pasaporta zyrtarëve partiak, të ngritura nga PSP, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Në vend që vendimet e gjykatave të sillen me argumente të bazuara në drejtësi, Kushtetutë dhe ligjet, sillen vendime me porosi’, thonë me një porosi nga partia e OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se me marrjen e dokumenteve për udhëtim të zyrtarëve të OBRM-PDUKM, tregohet se gjykata punon nën ndikim të qeverisë dhe qendrave të caktuara.
Të gjithë pjesëmarrësit në gjuetinë kundër OBRM-PDUKM duhet ta dijnë se pushteti nuk është dhënë njëherë e përgjithmonë dhe çdo vendim joligjor do të rishikohet, kurse për shkelësit do të vijojë përgjegjësi, tha Marija Jakimovska nga Gjykata e Apelit./Telegrafi/