Pas takimit të sotëm mes liderëve të partive nga koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, Stevço Jakimovski deklaroi se sikur në vitin 1992 që u vendos për referendumin se a do të ndahet Maqedonia nga Jugosllavia apo jo, është edhe ky moment po aq i rëndësishëm, në të cilin qytetarët duhet të sjellin vendim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ne mendojmë se nuk duhet t’i shpërndajmë forcat, por përkundrazi duhet të përqendrohemi dhe të vendosim për perspektivën e Maqedonisë. Për këtë arsye gjithçka që do të bëjmë në terren është t’i bindim qytetarët të votojnë këtë koalicion”, deklaroi Jakimoski./Telegrafi/