Kryetari i Sindikatës së Pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë Jakim Nedelkov, sot në konferencë për shtyp ka kërkuar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska-Remenski, të tërheq menjëherë urdhërin me të cilin edukatoret dhe kujdestaret në çerdhe duhet të punojnë 40 orë në javë, gjegjësisht 8 orë në ditë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me ligj është e rregulluar, ata që nuk kanë punë të menjëhershme të me fëmijët të punojnë 35 orë nëse janë edukatore, dhe 30 orë nëse janë kujdestare. Personeli administrativo-teknik në çerdhe punon 40 orë në javë.
Nedellkov këtë urdhër të ministres Remenski e quajti skandaloz për shkak shkel ligjet dhe marrëveshjen kolektive./Telegrafi/