Site icon Telegrafi

Jake Paul nokautoi brutalisht Tyron Woodleyn me një grusht të egër në meçin e revanshit

Jake Paul i mbijetoi një rrëmuje të hershme nga Tyron Woodley dhe luftoi për të shënuar një fitore sensacionale me nokaut ndaj rivalit të tij në një revansh të ngushtë – megjithëse të mërzitshëm – të shtunën pas mesnate.

24-vjeçari, ylli i YouTube, i kthyer në boksier, fillimisht ishte planifikuar të luftonte me ish-yllin e Love Island, Tommy Fury, përpara se britaniku të tërhiqej për shkak të një infeksioni bakterial të gjoksit dhe brinjëve të thyer.

Por, Paul nuk mbeti pa kundërshtar dhe shpejt u njoftua zëvendësuesi i Fury, Woodley, i cili fitoi përballjen mes tyre në gusht.

Pavarësisht se mbi 20 mijë tifozë u grumbulluan në Amalie Arena, raundi i parë pa që të dy luftëtarët u ndeshën me kritika nga të pranishmit pas kapjeve të përsëritura.

Paul dhe Woodley shkëmbyen goditje në raundin e dytë, por të dy luftëtarët u paralajmëruan përsëri nga gjyqtari për kapje apo shtrëngime të përsëritura mes zhurmave të tifozëve.

Megjithatë, përplasja mori një kthesë dramatike në raundin e tretë pasi Paul mori një prerje të keqe në ballë pas një goditjeje aksidentale me kokë nga Woodley.

Woodley arriti një kombinim të fortë ndaj Paul gjatë raundit të tretë, me Paulin që dukej se ishte i shqetësuar nga gjaku që buronte nga prerja e tij.

Ish-ylli 39-vjeçar i UFC-së u paralajmërua nga gjyqtari në raundin e katërt pasi ai e vendosi Paulin në litarët e ringut me një përplasje trupi të ngjashme me WWE.

Woodley nuk ishte në gjendje të ndërtonte vrull serioz dhe arriti të godiste me kokë Paul për herë të dytë në raundin e pestë të revanshit të tyre në Tampa të Floridas.

Paul u kundërpërgjigj duke shkuar në raundin e gjashtë dhe bëri përparimin e madh duke e nokautuar Woodleyn me një goditje shkatërruese me të djathtën.

Gjyqtari menjëherë e ndërpreu meçin, me Paul që rriti rekordin e tij të pamposhtur në boksin profesionist duke e çuar serinë në 5-0. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version