Jake Paul mori fitoren e tij më të madhe në rrugën e tij për t’u bërë një boksier i respektuar.
Ylli i YouTube-s mposhti ish-kampionin e UFC-së në peshën e mesme, Tyron Woodley me anë të vendimit të ndarë të dielën për të përmirësuar rekordin e tij në 4-0 në karrierën e tij profesionale.
Ai tani ka fitore ndaj një luftëtari MMA, një tjetër luftëtari MMA, një ish-lojtari të NBA dhe një ylli tjetër të YouTube-s.
Woodley catches Jake Paul 😮
(via @ShowtimeBoxing)pic.twitter.com/R2rtpHGVof
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) August 30, 2021
Ishte ndeshja e parë që Paul duhej të mësonte verdiktin e një përballje përmes një vendimi të gjyqtarëve.
Lufta ishte e qetë gjatë tre raundeve të para, me Woodley pasiv dhe në dukje të pakëndshëm në sulmin e tij në një sport tjetër. Paul qartë i fitoi ato raunde, por Woodley u rikthey në të katërtin dhe goditi në fytyrën e Paul.
Gjërat mund të kishin rënë lehtë në favor të Woodley më pas, pasi Paul dukej i rraskapitur. Lufta kishte shkuar tashmë më gjatë se tri periudhat e tjera të YouTuberit në raundin e pestë, por Woodley thjesht nuk bëri aq sa për të kompensuar epërsinë e hershme të Paulit në pikë.
Woodley u kthye në mënyrat e tij pasive në raundet e fundit kur kishte nevojë për një nokaut, dhe fitorja shkoi për Paulin, një përfundim që numrat e përgjithshëm e mbështetën. /Telegrafi/
Official punch stats for Jake Paul vs. Tyron Woodley. Woodley was outlanded by Paul in six of the eight rounds. Woodley landed 11 jabs to Woodley's 36. You absolutely can't win like that. pic.twitter.com/emGsnnLA1n
— Andreas Hale (@AndreasHale) August 30, 2021