Telegrafi

Jake Gyllenhaal dhe Rene Russo shfaqen në dramën misterioze “Velvet Buzzsaw”

Rene Russo dhe Jake Gyllenhaal (Foto: YouTube/Movieclips Trailers)

Në muajin e ardhshëm nëpër kinema do të lansohet drama misterioze, “Velvet Buzzsaw”, që sjell një histori emocionuese të lakmisë dhe fuqisë mbinatyrore, të vendosur në botën e artit modern.

Regjisor dhe skenarist i filmit është Dan Gilroy, i cili kishte marrë vëmendje me filmin debutues, “Nightcrawler”.

Fragment nga filmi “Velvet Buzzsaw” (Foto: YouTube/Movieclips Trailers)

Ashtu si në filmin e vitit 2014, edhe në dramën e re rolin kryesor e luan aktori fantastik, Jake Gyllenhaal.

Lexo po ashtu Lajmet për Jake Gyllenhaal

“Pasi janë zbuluar disa piktura të një artisti të panjohur, fuqia mbinatyrore u hakmerret atyre që i janë lëshuar lakmisë që të qëndrojë në rrugën e tyre artistike”, thuhet në përshkrimin e filmit.

Fragment nga filmi “Velvet Buzzsaw” (Foto: YouTube/Movieclips Trailers)

Për realizimin e këtij filmi, Gilroy ka grumbulluar një ekip të shkëlqyeshëm aktorësh.

Ai ka bashkëpunuar sërish me Gyllenhaalin, ndërsa i ka angazhuar edhe yjet, si John Malkovich, Rene Russo, Natalia Dyer, Billy Magnussen, Zawe Ashton dhe shumë të tjerë.

“Velvet Buzzsaw” do të jepet premierë më 1 shkurt 2019 në Amerikë, ndërsa më pas do të nisë shfaqja nëpër vendet tjera të botës. /Telegrafi/