Në muajin e ardhshëm nëpër kinema do të lansohet drama misterioze, “Velvet Buzzsaw”, që sjell një histori emocionuese të lakmisë dhe fuqisë mbinatyrore, të vendosur në botën e artit modern.
Regjisor dhe skenarist i filmit është Dan Gilroy, i cili kishte marrë vëmendje me filmin debutues, “Nightcrawler”.
Ashtu si në filmin e vitit 2014, edhe në dramën e re rolin kryesor e luan aktori fantastik, Jake Gyllenhaal.
“Pasi janë zbuluar disa piktura të një artisti të panjohur, fuqia mbinatyrore u hakmerret atyre që i janë lëshuar lakmisë që të qëndrojë në rrugën e tyre artistike”, thuhet në përshkrimin e filmit.
Për realizimin e këtij filmi, Gilroy ka grumbulluar një ekip të shkëlqyeshëm aktorësh.
Ai ka bashkëpunuar sërish me Gyllenhaalin, ndërsa i ka angazhuar edhe yjet, si John Malkovich, Rene Russo, Natalia Dyer, Billy Magnussen, Zawe Ashton dhe shumë të tjerë.
“Velvet Buzzsaw” do të jepet premierë më 1 shkurt 2019 në Amerikë, ndërsa më pas do të nisë shfaqja nëpër vendet tjera të botës. /Telegrafi/