Një jaht avanguard që fluturon mbi ujë. Quhet Foiler dhe është prodhuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kushton 990 mijë dollar, por ofron një shfaqje të jashtëzakonshme.
Mjeti ngrihet në një metër e gjysmë mbi nivelin e detit duke evituar kështu fërkimin me ujin dhe dallgët.
Sekreti është tek hydrofoil, dy krahë anësore prej karboni, përcjell bw.
Jahti i gjatë pak a shumë 10 metra ka dy motorë hibridë. Gjithashtu ai mund të lundroje edhe me energji elektrike.
Dhe siç bëhet e ditur më tej, pamjet në të cilat shihet jahti vijnë nga Dubai.