Site icon Telegrafi

Jahti i ndërtuar në bazë të Mercedes-AMG që arrin shpejtësi prej 130 kilometrave në orë (Foto)

Kualitet i veçantë në 41 AMG Carbon Edition

Mercedes-AMG dhe Cigarette Racing janë duke punuar së bashku që nga viti 2007, në mënyrë që t’i bashkojnë përvojat për jahte dhe barka sa më të fuqishme, transmeton Telegrafi.

“Bashkëpunimi prej 12 vitesh, ka bërë që të arrijmë t’i kombinojmë arritjet tona dhe ta krijojmë 41 AMG Carbon Edition, që është një bishë e ujërave” ka thënë përfaqësuesi zyrtar i të dy kompanive.

Mercury Racing 400R është motori që e furnizon me 1,600 kuaj fuqi, duke i mundësuar që të arrijë shpejtësi prej 130 kilometrave në orë.

I ndërtuar në bazë të Mercedes-AMG, jahti i gjatë 12 metra ka konstrukt me fibra karboni, që kanë përfundime shumë të egra.

Megjithëse është më shumë një jaht për gara, në 41 AMG Carbon Edition, mund të qëndrojnë deri në 30 pasagjer, në nivel të lartë luksi. /Telegrafi/

Exit mobile version