Jahti me vela më i madh e më luksoz në botë qëndroi këtë të shtunë në brigjet e Sarandës.
Jahti 143 metra i gjatë dhe 91 metra i lartë i njohur si “Selling yaht A” vlen rreth 400 milionë euro është pronë e miliarderit rus Andrey Melnichenko.
Pak ditë më parë ky jaht qëndroi në brigjet e Ostias në Italia, por nuk ka informacion nëse në bordin e tij qëndron edhe biznesmeni që renditet i 88 në listën e Forbes për burrat më të pasur në Botë!
Jahti super-luksoz është ndërtuar në afërsi të Hamburgut në Gjermani, peshon 12.600 ton, dhe brenda tij ka pishinë dhe pistë për uljen e avionëve të vegjël.
Por përtej kostos së jashtëzakonshme, luksit dhe teknologjisë që ka brenda, ky Jaht tërheq vëmendje të jashtëzakonshme për pamjen e tij të jashtme e ngjashme me një anije bunker apo lufte.
Por janë tre direkët ata që tregojnë se në fakt është një jaht dhe qëllimi i tij është turizmi.
Nuk dihet sa kohë do të qëndrojë ky super-jaht në brigjet e Sarandës, por e sigurt është se një prej arsyeve që ai u ankorua aty është furnizimi me karburant.
Siç tregojnë dhjetëra autobotë që kanë krijuar radhë nga disa kilometra mjeti do të marrë disa mijëra litra karburant para se të largohet nga Shqipëria.
Bregdeti i Sarandës, prej kohësh po tërheq interes të shtuar të turistëve të huaj që mbërrijnë në brigjet e Shqipërisë me anijet e tyre luksoze.