Site icon Telegrafi

Jahti luksoz me 30 panele diellore lundron me qetësinë e një barke të vogël (Foto)

Lundra ekologjike, që i ka 30 panele diellore në pjesën e sipërme, pritet të nisë një valë të re në komunitetin e lundrimit.

Silent 55 E-Power që është e gjatë 17 metra, mund të lëvizë me qetësinë e një barke të vogël, për shkak të motorëve që furnizohen prej energjisë diellore dhe baterive nga litiumi, që nuk lëshojnë asnjë zhurmë, transmeton Telegrafi.

Andaj, jahti që kushton 1.5 milionë euro pa përfshirë taksat, mund të prodhojë mbi 10 kW, për të lundruar nga më shumë se 150 kilometra në ditë, për disa javë me radhë, pa nevojë për derivate.

Panelet e furnizojnë edhe sistemin e brendshëm, siç është kondicioneri i ajrit, pajisjet e kuzhinës di dhe pjesët tjera elektrike.

Brenda jahtit mund të qëndrojnë 12 persona, që kanë edhe një dhomë të madhe, galeri, si dhe hapësira tjera për pushim. /Telegrafi/

Exit mobile version