Kompania “Quintessentially” do ta ndërtojë jahtin më të madh në botë që do të kushtojë hiq më pak se 250 milionë euro.
Super-jahti do të jetë 220 metra i gjatë, me dhomat ku nata do të kushtojë dymijë euro. Klientëve të pasur ajo do t’ia mundësojë udhëtimin në botë dhe vizitat në ngjarjet më glamuroze, transmeton Telegrafi.
Financimi do të bëhet me kreditet nga Norvegjia dhe Italia, ndërsa udhëtimi i parë të nis me 2019 e do të përfundojë më 2020.
Pronari thotë se jahti do të quhet “Quintessentially One”, ndërsa pos krediteve financimet janë siguruar edhe nga pesë miliarderë që kanë dhënë nga 10 milionë për jahtin ku do t’i kenë apartamentet e tyre private.
Jahti as nuk do të zbarkojë në porte, por udhëtarët në të do të transportohen me tragete. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ZAJDdvUzmwU