Telegrafi

Jahti 146-metërsh që ka fushë tenisi, kinema dhe hapësirë për 46 anije peshkimi

Një super-jaht 146 metra që ka një fushë tenisi, ka filluar lundrimin pas më shumë se tre viteve punime.

Kjo anije unike që u pagëzua me emrin “OK”, filloi “jetën” si anije transportuese në Japoni gjatë vitit 1982, por me kalimin e viteve u shndërrua në një jaht që tashmë përdoret në Turqi, transmeton Telegrafi.

Eksperti i dizajnit të eksterierit Timur Bozca që në vitin 2015 pati fituar çmimin “Dizajneri i ri i vitit”, tha se “OK” mundet deri në 70 për qind të zhytet në ujë.

Anija e përshkruar si një ishull i pazbuluar, ka një “dhomë” të veçantë për parkimin e 46 anijeve të peshkimit dhe një aeroplani.

Për të pasur një anije të tillë duhet shpenzuar 40 milionë dollarë. Gjithashtu kjo anije ka kinema dhe dhoma të mjaftueshme për të akomoduar 20 mysafirë. /Telegrafi/