Jahmir Hyka ka qenë përsëri vendimtar për klubin e tij nga Izraeli, Makabi Netanja.
Skuadra e lojtarit shqiptar u përball me Hapoel Haifas në kuadër të Kupës Toto, e që këtë përballje e fituan 2-0.
Hyka e shënoi golin e parë për Makabi Netanja në minutën e 80-të me një gjuajtje nga distanca, për ta zhbllokuar kështu rezultatin.
Mesfushori shqiptar cilësohet si njëri ndër më të mirët në ligën izraelite, e që këtë më së miri po e tregon me golat e bukur të tij.
Lojtari 31-vjeçar iu bashkua Makabi Netanjas në janar të këtij viti, derisa ka kontratë deri më 30 qershor të viti 2020. /Telegrafi/