Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pas sulmeve terroriste që ndodhën në Bruksel, është shprehur e tronditur nga sulmet, siç i ka cilësuar, barbare, në zemër të Evropës.
“Me zemër dhe mendje jemi me banorët e Brukselit, me familjet e viktimave dhe të gjithë atyre që sot u vunë në shënjestër të grupeve terroriste që duan të mbjellin frikë gjithandej Evropës duke sulmuar vlerat dhe virtytet e shoqërisë dhe demokracisë evropiane”, ka shkruar Jahjaga në facebook.
Postimi i plotë i Jahjagës:
E tronditur nga sulmet e sotme barbare në zemër të Evropës, në Bruksel, që lanë shumë të vdekur e të lënduar. Me zemër dhe mendje jemi me banorët e Brukselit, me familjet e viktimave dhe të gjithë atyre që sot u vunë në shënjestër të grupeve terroriste që duan të mbjellin frikë gjithandej Evropës duke sulmuar vlerat dhe virtytet e shoqërisë dhe demokracisë evropiane.
Në këto momente të dhembjes shprehim solidarizimin me popullin belg dhe ritheksojmë përkushtimin e Republikës së Kosovës në luftën globale kundër terrorizmit.
Kosova qëndron më Brukselin.