Site icon Telegrafi

Jahjaga vizitoi vullnetarët e Korpusit Amerikan të Paqes në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga së bashku me drejtoreshën e Korpusit Amerikan të Paqes në Kosovë Darlene Grant, vizitoi sot vullnetarët e këtij korpusi të cilët janë të angazhuar si arsimtar të gjuhës angleze në shkollën e fshatit Fortesë të Komunës së Rahovecit, në shkollën e fshatit Dobërdolan dhe në gjimnazin e qytetit në Suharekë.

Siç thuhet në komunikatë, presidentja Jahjaga pasi pa nga afër punën e tyre i përgëzoi vullnetarët për kontributin e çmuar që ata po e japin për qytetarët e Kosovës.

“Ajo tha se angazhimi i tyre është shumë domethënës jo vetëm për nxënësit që janë përfituesit e drejtpërdrejt, por për gjithë shoqërinë dhe institucionet e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Sipas Jahjagës, vullnetarët janë ura lidhëse që forcojnë miqësinë midis popullit të Kosovës dhe popullit amerikan.

Exit mobile version