Telegrafi

Jahjaga uron qytetarët për festën e Fitër Bajramit

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një statusi në Facebook ka uruar gjithë qytetarët për festën e Fitër Bajramit.

Duke uruar besimtarëve myslimanë të ju pranohet agjërimi, Jahjaga ka uruar për dashuri, mirësi, respect e tolerancë.

Shkrimi i plotë:

“Të gjithë besimtarëve myslimanë, me fat Fitër Bajrami! Dashuria, mirësia, respekti, toleranca, solidariteti dhe diversiteti jane vlera që duhet të kultivojmë gjithmonë në shoqërinë tonë. Ju pranoftë Zoti agjërimin”