Telegrafi

Jahjaga u kthye nga vizita në Gjermani

Gjatë pjesëmarrjes në konferencë, në të cilën morën pjesë shumë liderë shtetesh dhe personalitete të larta nga e gjithë bota, Jahjaga zhvilloi një varg takimesh të rëndësishme.

Ajo zhvilloi një takim me zëvendëspresidentin e SHBA-ve, Joseph Biden, me të cilin diskutoi një varg çështjesh të rëndësishme. Ajo bashkëbisedoi me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Ueli Maurer, sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier, ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, kongresisten amerikane dhe drejtoreshë e Qendrës Woodrow Wilson, Jane Harman, ish-zëvendësndërmjetësin e OKB-së për statusin e Kosovës, Albert Rohan.

Po kështu, Jahjaga zhvilloi takime edhe me Miroslav Lajcakun, zëvendëskryeministër e ministër i jashtëm i Sllovakisë, Presidentin e Republikës së Kroacisë, Ivo Josipovic, ministrin e punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoglu e zyrtarë të tjerë të lartë, pjesëmarrës në Konferencën e Sigurisë në Munih. /Telegrafi/