Telegrafi

Jahjaga thotë se gratë në Kosovë kontribuan në shtetndërtim

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë pjesë sot në hapjen e Samitit Global të Grave në Parlamente “Gratë në Politikë: Perspektiva në të ardhmen”, që po mbahet në Aman të Jordanisë në Parlamentin e Mbretërisë Hashimite të Jordanisë.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘facebook’, Jahjaga ka bërë të ditur se në ditën e dytë të samitit do të mbajë një fjalim rreth ndikimit të grave në parandalimin e konfliktit, ruajtjen e paqes dhe në zgjidhjen e konflikteve.

“Gratë e Kosovës kanë luajtur rol të rëndësishëm në çdo fazë nëpër të cilën ka kaluar vendi ynë dhe ato vazhdojnë të japin kontribut në procesin e shtetndërtimit tonë”, ka shkruar Jahjaga në postimin e saj, transmeton KP.

Në këtë Samit po marrin pjesë lidere gra nga e gjithë bota, përfshirë presidenten e Lituanisë, presidenten e Maltës, kryetarja e Kuvendit të Emirateve të Bashkuara Arabe, zëvendës-Presidentja e Parlamentit Evropian, si dhe qindra gra parlamentare nga rreth 60 vende të ndryshme të botës.

Këtë vit ky Samit organizohet me mbështetjen e Parlamentit të Jordanisë, me organizatën për bashkëpunim dhe zh villim ekonomik si dhe Këshillin e Grave Lidere të Botës, në të cilin jam anëtare që nga viti 2012./Telegrafi/