Telegrafi

Jahjaga do të marrë pjesë në inaugurimin e monumentit të Nënës Terezë në Maltë

Presidentja e Maltës, Marie-Louise Caleiro Preca, ka pritur presidenten Jahjaga në pallatin San Anton, për një takim kokë më kokë.

Në këtë shtet do të inaugurohet monumenti për Nënë Terezë. Ndërsa, të dy ato do të marrin pjesë në një takim institucional në Odës Ekonomike të Maltës në Valleta, ku do të nënshkruhet një memorandum mes Odës Ekonomike, Ndërmarrëse dhe Industriale dhe Odës Ekonomike të Kosovës. Dy presidentet do t’i drejtohen një forumi rreth dhunës familjare.