Telegrafi

Jahjaga takon ish-sekretaret amerikane të Shtetit, Clinton dhe Albright

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka takuar ish-sekretaret e amerikane të shtetit, Hillary Clinton dhe Madeleine Albright.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj miken time, ish sekretaren amerikane të shtetit, znj. Hillary Clinton”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

“Takim i ngrohtë me ish sekretaren amerikane të shtetit, znj. Madeleine Albright”, ka shkruar Jahjaga.

Ish-presidentja Jahjaga po qëndron në SHBA, si pjesë e delegacionit të Kosovës, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB që gjatë javës u mbajt në New York.

Gjatë qëndrimit atje Jahjaga ka zhvilluar edhe shumë takime të tjera. /Telegrafi/