Site icon Telegrafi

Jahjaga sot në Drenicë për t’i përkrahur në zhvillimin ekonomik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga vazhdon vizitat nëpër komunat e Kosovës, në kuadër të nismës për përkrahjen e zhvillimit ekonomik.

Ajo do të shoqërohet nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane.

Sipas një njoftimi të presidencës, Jahjaga do të vizitoj sot Komunën e Fushë Kosovës, për të vazhduar në atë të Vushtrrisë, Skenderajt dhe Drenasit. /Telegrafi/

Exit mobile version