Telegrafi

Jahjaga: SHBA po pret zgjedhjen e Hillary Clinton presidente

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se këtë të martë amerikanët nuk votojnë vetëm për presidentin e tyre por edhe për liderin e botës, njofton Klan Kosova.

Jajhaga që ka qenë presidentja e parë dhe e vetme e Kosovës, ka thënë se dëshiron që edhe Clinton të jetë femra e parë presidente në histori të SHBA.

“Në mënyrë të vazhdueshme kam qëndruar para vlerave që sekretarja Clinton i ka prezantuar në karrierën e saj. Kjo ditë është e veçantë për SHBA pasi jo vetëm që votojnë për presidentin e tyre, por edhe liderin e botës së lirë”, ka thënë Jahjaga.

“SHBA është duke pritur zgjedhjen e Clitnon për presidente.

Kurse për akuzat ndaj Clinton që janë përmendur gjatë fushatës, Jahjaga ka thënë se pjesa më e madhe e këtyre akuzave janë të pabaza.