Telegrafi

Jahjaga pret në takim Bashën

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, sot po qëndron në vizitë në Kosovë, ku është pritur në takim nga presidentja në shkuarje, Atifete Jahjaga.

Gjatë këtij takimi, mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërsa pas takimit nuk do ketë deklarata.

Basha është takuar edhe me kryeministrin Isa Mustafa dhe presidentin në ardhje, Hashim Thaçin. Kurse, pasdite do të takohet me përfaqësues të opozitës.