Telegrafi

Jahjaga pranoi kredencialet nga ambasadorja e Francës

Presidentja Jahjaga, duke i shprehur mirëseardhje ambasadores Daviet, vlerësoi lartë miqësinë e Kosovës dhe Francës duke falënderuar për përkrahjen e dhënë në të gjitha proceset e demokratike, në konsolidimin ndërkombëtar dhe në rrugën drejt integrimeve euroatlantike.

Ambasadorja Daviet tha se ndihet e kënaqur që është emëruar si ambasadore në Kosovë, pasi që ka përvojë të gjatë në rajon.

Ambasadorja ofroi mbështetjen e Francës në rrugën e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/