Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka përshëndetur vendimin e Komisionit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Jahjaga përmes një postimi në Facebook ka thënë se për ne, Evropa sot fuqizohet si pikë reference për përparimin tonë ekonomik, politik dhe demokratik.
Postimi i plotë:
Sot Komisioni Evropian dërgoi mesazh të fuqishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët tash bëhen pjesë e ëndrrës evropiane dhe forcues të vlerave të saj. Për ne, Evropa sot fuqizohet si pikë reference për përparimin tonë ekonomik, politik dhe demokratik.
Qarkullimi i lirë do të na mundësojë t’i forcojmë vlerat evropiane, të krijojmë lidhje të reja mes njerëzve dhe fusha të reja të bashkëpunimit.
Nëse e kemi mësuar një mësim nga ky rrugëtim është së afrimi me Bashkimin Evropian në praktikë dhe në frymë nënkupton reforma të thella dhe përgjegjësi për vendimet e përditshme që i marrim në ndërtimin e shtetit tonë.
Urime të gjithëve!