Site icon Telegrafi

Jahjaga në terren, për përkrahjen e investimeve

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, së bashku me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomik Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane, do të zhvillojë vizita në disa komuna të Kosovës, me qëllim të përkrahjes së zhvillimit ekonomik lokal dhe përkrahjes së investimeve të huaja në vendin tonë.

Siç njoftoi kabineti presidencial, Jahjaga sot do të vizitojë komunat e Klinës, Istogut, Pejës, Deçanit dhe të Junikut.

Vizita e parë, ajo në komunën e Klinës, do të realizohet në orën 10:00, ndërsa para nisjes, në orën 09:00, Jahjaga në kabinetin e saj do të japë deklaratë për media. /Telegrafi/

Exit mobile version