Site icon Telegrafi

Jahjaga në Pejë për zhvillim ekonomik

Presidentja Atifete Jahjaga ka zhvilluar një takim me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxhiri.

Ajo turin e saj nëpër qytete të Kosovën po e bën së bashku me drejtues të komunitetit të biznesit dhe odave ekonomike amerikane dhe gjermane , me qëllim të përkrahjes së zhvillimit ekonomik lokal dhe përkrahjes së investimeve të huaja në vendin tonë.

Deri tani ajo ka vizituar Klinën dhe Istogun, ndërsa do të qëndrojë edhe në Deçan dhe Junik, njofton Klan Kosova. /Telegrafi/

Exit mobile version