Telegrafi

Jahjaga në ndarjen e çmimeve “Zayed future energy prize”

Jahjaga në ceremoni mori pjesë së bashku me presidentin e Islandës Olafur Ragner Grimsson, me mbretëreshën e Jordanisë Rania Al Abdullah dhe personalitete të tjera ndërkombëtare dhe të Emirateve të Bashkuara të Arabisë.

Njërin nga pesë çmimet “Zayed future energy prize”, atë për inovacione në kompanitë e vogla dhe të mesme. Këtë çmim e fitoi kompania nga shtetet e Bashkuara të Amerikës” D. Light”, çmim të cilin e ndau presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga.

Në këtë kategori kishin konkurruar një numër i kompanive nga e gjithë bota.

Organizatori kishte paraparë që çmimet të ndahen nga vetëm disa prej personaliteteve të larta të pranishme në këtë Samit dhe nga princi i Abu Dhabit Sheiku Muhammad bin Zayed al Nahyan, thuhet në kumtesën e Presidencës.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Zayed future energy prize” bëhet në ditën e parë të punimeve të Samitit për energjinë në botë që filloi punimet të martën në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, nën patronazhin e princit të Abu Dhabit Sheikut Muhammed bin Zayed al Nahyan. /Telegrafi/