Telegrafi

Jahjaga merr urime nga mbretër dhe presidentë

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, dua t’i përcjellë Shkëlqesisë Suaj urimet e mia më të sinqerta me dëshirat më të mira për përparim të qytetarëve të Kosovës”, shkruan Mbreti i Suedisë, Lartmadhëria e Tij, Carl Gustaf R.

Ndërsa, Mbretëresha e Holandës, Beatrix, në urim thekson: “Festimi i Ditës Suaj të Pavarësisë më jep mundësinë që t’i përcjell Shkëlqesisë Suaj urimet e mia me dëshirat më të mira për një të ardhme prosperuese për qytetarët e Kosovës”.

Në urimin e presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck thuhet se ‘Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, unë – edhe në emër të bashkatdhetarëve të mi – Ju dërgoj Juve si dhe qytetarëve të vendit Tuaj urimet e mia të përzemërta”.

“Jam plot besim se Republika e Kosovës gjatë viteve që vijnë do të vazhdojë ta ndjekë rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në komunitetin ndërkombëtar në përgjithësi. Gjermania do ta mbështesë vendin Tuaj me aq sa ka fuqi edhe në të ardhmen si partnere.

Ju uroj Juve personalisht mbarëvajtje; të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovë u uroj një të ardhme të mirë në paqe, liri dhe mirëqenie”, thuhet në urimin presidentit gjerman.

Edhe Presidenti i Austrisë, Dr. Heinz Fischer e ka uruar presidenten Jahjaga.

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës kam kënaqësinë që t’ju përcjell urimet e mia më të ngrohta. Shfrytëzoj këtë rast që t’ju dëshiroj shëndet juve dhe një të ardhme prosperuese për Republikën e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e saj”, thuhet në urimin e Presidentit Heinz Fisch. /Telegrafi/