Ish-presidentja Atifete Jahjaga, konsideron që Serbia duhet t’i kërkojë Kosovës falje për krimet që ka bërë gjatë luftës së fundit në vend, me theks të veçantë në abuzimet seksuale nga regjimi serb të cilat i ka cilësuar si “çnjerëzore”.
Këtë deklaratë ajo e ka bërë në hapjen zyrtare të Samitit Global të Gruas 2016, që organizohet në Varshavë të Polonisë e në të cilin trajtohen çështje të rolit të gruas në shoqëri dhe rëndësisë së fuqizimit ekonomik të saj.
“Pres që përmes dialogut politik që kemi filluar me vendin tonë fqinj të Serbisë, të arrihet njohja e krimeve mizore të dhunës seksuale që është kryer mbi njerëz të pafajshëm për përfitime politike, të luftohet kultura e mos ndëshkimit, si dhe të dënohen kryerësit e këtij krimit që ende mbeten të lirë dhe të kërkohet falje për këtë krim lufte”, ka thënë ajo.
Jahjaga ka kërkuar nga institucionet e vendit e edhe ato ndërkombëtare për drejtësi për gratë e përdhunuara nga forcat serbe gjatë luftës.