Telegrafi

Jahjaga: Ideja e bashkimit kombëtar i takon shekullit të kaluar

“Çështja e bashkimit kombëtar i përket shekullit të kaluar dhe është koncept i shekullit të kaluar. Shqiptarët nuk arritën të krijojnë shtetin kombëtar në baza etnike. Tanimë ne jemi duke jetuar në shekullin e integrimeve, në politikat e integrimeve dhe në politikat ndërtimit të bashkëpunimit dhe raportit të barabartë në mes të shteteve dhe në mes të popujve”, tha ajo.

Presidentja Jahjaga tha se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, por vetëm ura të bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Sot populli shqiptar, kudo që jeton, jeton i lirë, në trojet e veta dhe qenia kombëtare nuk është e rrezikuar në asnjë moment. Unë e kam thënë edhe herët tjera dhe është qëndrim zyrtar dhe vullnet zyrtar, dhe vullnet i gjithë popullit dhe i gjithë qytetarëve që Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, si dy shtete sovrane dhe të pavarura, të integrohen në BE. Destinacioni i bashkimit të të gjithë shqiptarëve do të jetë në Bruksel dhe në kuadër të Bashkimit Evropian”, theksoi Jahjaga. /Telegrafi/