Presidentja Jahjaga ka dekoruar me “Medaljen Presidenciale të Meritave”, kryetarin e Federeratës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrrin, dhe sekretarin e përgjithshëm i Federatës së Boksit, Mehmet Bogujevci e përzgjedhësin e Përfaqësues së Kosovës në Boks, Xhevdet Peci.
Me medalje të njëtjtë është dekoruar edhe xhudistja Majlinda Kelmendi, sportistja që preku majat e botës.
Presidentja Jahjaga ka dekoruar edhe yjet shqiptar që militojnë në klubet e ndryshme evropiane. Me “Titullin Ambasador Nderi i Kosovës”, Jahjaga ka dekoruar Adnan Januzaj (Manchester United), Granit Xhaka (Borussia Monchengladbach), Valon Behrami (Napoli) dhe Xherdan Shaqiri (Bayern Munchen). /KP/Telegrafi/