Site icon Telegrafi

Jahjaga: Duhet një riorientim i rritjes ekonomike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim një delegacion të anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ku u diskutua për të arriturat por edhe për sfidat ekonomike dhe zhvillimore të Kosovës.

Presidentja Jahjaga vlerësoi bashkëpunimin e Kosovës me BERZH-in dhe kontributin e këtij institucioni në ofrimin e mbështetjes, këshillimit dhe financimit të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe posaçërisht të zhvillimit të sektorit privat.

Presidentja Jahjaga dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve të BERZH-it diskutuan për të arriturat por edhe për sfidat ekonomike dhe zhvillimore të Kosovës. Sipas një njoftimi të Presidencës, Jahjaga vlerësoi se duhet një riorientim i rritjes ekonomike drejt burimeve të qëndrueshme, si zhvillimi i kapitalit njerëzor, zhvillimi i sektorit privat dhe resurseve natyrore.

Presidentja Jahjaga kërkoi nga anëtarët e Bordit të Drejtorëve ndihmën e mëtutjeshme të BERZH-it në procesin e privatizimit, ndihmën në zhvillimin e sektorit privat, duke përmirësuar qasjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në financa, dhe krijim të kapaciteteve të reja dhe mbështetje të investimeve private në sektorin energjetik. /Telegrafi/

Exit mobile version