Site icon Telegrafi

Jahjaga: Derisa bota shënon 16 Ditë Kundër Dhunës në Baza Gjinore, Kosova po dështon

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se derisa bota është duke shënuar fushatën “16 Ditë Kundër Dhunës në Baza Gjinore” me aktivitete të ndryshme, Kosova është duke dështuar.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se vrasja e Liridona Ademajt është dëshmi për rrënjët e thella të patriarkatit në vend.

“Bota është mobilizuar duke shënuar 16 Ditë Kundër Dhunës në Baza Gjinore me aktivitete të ndryshme që të arrijmë vetëdijesimin për parandalimin e dhunës. Ndërsa në Kosovë, po gjatë këtij 16-ditshi, ne po dështojmë, çdo vit e më shumë, çdo vit e më keq. Vrasja e Liridona Ademajt, në mënyrë kaq brutale e të pamëshirshme është dëshmi e qartë për rrënjët e thella të patriarkatit në vend, të mendësisë së cekët, e të pamëshirshme ndaj grave në vend”, shkruan Jahjaga.

Exit mobile version