Site icon Telegrafi

Jahja Lluka: Serbia duhet të ndërpresë lojërat në çështjen e personave të zhdukur

Këshilltari i Kryeministrit i emëruar Mbajtës i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, Jahja Lluka, sot ka takuar familjarët e personave të zhdukur nga Komuna e Podujevës, në takimin e organizuar nga Shoqata ‘Përkorë’.

Familjarët e pranishëm u njoftuan rreth planifikimeve të Qeverisë së Kosovës , që çështja e personave të zhdukur të trajtohet me prioritet të veçantë, duke potencuar nismën, me të gjithë akterët e angazhuar në këtë proces, në përgatitjen e Planit të Përbashkët të Veprimit.

Po ashtu përfshirjen e plotësim ndryshimit të Ligjit për Persona të Zhdukur në ‘Agjendën e Koncept Dokumenteve për vitin 2018’, përkrahjen e Qeverisë dhënë për familjarët e personave të zhdukur përmes ndarjes së 30 mijë eurove apo edhe në ndarjen e 3.500 euro për disa nga rastet specifike të familjeve të personave të zhdukur, raporton kp.

Mbajtësi i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, Jahja Lluka, tha se Serbia duhet të ndërpresë lojërat në çështjen e personave të zhdukur dhe të hapë arkivat e të jetë më bashkëpunuese, pasi dihet që Serbia asnjë veprim gjatë luftës nuk e ka bërë pa plan dhe koncept.

Kryetari i Shoqatës Përkorë , Latif Mehmeti dhe familjarët e pranishëm , ngritën shqetësimet rreth vonesave të identifikimit të mbetjeve mortore në Morgun, në Prishtinë, pastaj për të drejtat dhe beneficionet e familjarë që duhet të trajtohen me ligj, si dhe kërkesat për një përkrahje më të madhe institucionale.

Në pyetjet e familjarëve dhe çështjet e ngritura nga familjarët, gjatë takimit u përgjigjën Mbajtësi i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, Jahja Lluka, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj, përfaqësuesi i Mjekësisë Ligjore në Komision, Naim Uka, përfaqësuesi i Shoqatave Familjare në Komision, Bajram Qerkinaj dhe udhëheqësi i Njësisë së Komisionit, Kushtrim Gara.

Exit mobile version