Shoqata për pengimin e largimit të rinisë nga Kosova, Jahja Lluka është duke përgatitur librin me Argumente “Bllaca ’99 – Përjetimet e të dëbuarve me dhunë nga forcat serbe”.
Ky libër do të promovohet me rastin e shënimit te 25 vjetorit të eksodit të Bllacës, ngjarje kjo e hidhur që përjetoi populli shqiptar në vitin 1999.
Libri do të pasqyrojë rrëfimet e përjetuesve që kaluan nëpër Fushëgropën e Bllacës, apo siç e quanin mediat në atë kohë “Ferri i Bllacës”, përshkrimi i shumë ngjarjeve që përjetuan të dëbuarit në atë kohë, rrëfimet e disa gazetarëve vendorë që patën fatin të jenë pjesë e këtij holokausti, rrëfimet e disa gazetarëve dhe shqiptarëve nga Maqedonia që ndihmuan popullatën e zhvendosur në Fushëgropën e Bllacës, rrëfimet e disa shoqatave dhe organizatave humanitare që u dolën në ndihmë popullit të shumëvuajtur shqiptar në atë vend e kohë, si dhe recensione nga historianë e përjetues të asaj ngjarje tragjike.
Libri do të jetë i ilustruar me fotografi të kohës, i punuar profesionalisht nga ekipi redaktorial me një dizajn sipas kërkesave autoriale.